Klering me pronat shtetërore, Meçe: Është praktikë historike, tani mund të kontrollohet me lehtë

Klering me pronat shtetërore, Meçe: Është praktikë historike, tani mund të kontrollohet me lehtë

Një vendim mjaft i diskutueshëm i qeverisë i hap udhë këmbimit të tokave shtetërore me zyra nga kompanitë private. Përmes kësaj formule pritet të jepen në favor të kompanive private rreth 200 mijë metra katrorë tokë shtetërore, ku aktualisht gjenden disa godina publike mjaft të njohura dhe funksionale.

Inxhinieri Arben Meçe thotë se përqendrimi në një institucion të vetëm që rregullonkëtë marrëdhënie e bën më të lehtë kontrollin e qeverisë nga opozita.

Marrëdhëniet i ka vendosur tregu. Marrëdhënia ka qenë preznete. Marrim rastin e Syrit të Tiranës. Trualli i përkiste 25% Dhomë së Tregtisë, pra ishte e shtetit. U vendos një raport se cila do të ishte marrëdhënia e shtetit me ndërtuesin. Në parim çështja është normale.

Praktika ku shteti i jep privatit tokë ose ndërtesë dhe mbi të prodhon marrëdhënie biznesi është praktikë historike. Ai që ka bërë dje dhe ka shkelur ligjin, është si ky që e bën sot dhe shkel ligjin.

Pra përqëndrimi në një dorë, në një institucion e bën më të lehtë kontrollin. Nuk po mbroj qeverinë. Bravo që po i jep opozitës një instrument të vetëm për ta kontrolluar atë.

Meçe shtoi se jo çdo projekt zhvillimi duhet parë si plan shkatërrues.

Praktika ka pasur. Vijmë te Arena e sotme. A ishte pronë shtetërore? A iu dha një individi? A është zhvillim apo shkatërrim ajo që është ndërtuar sot? Ja modeli që jo çdo projekt zhvillimi është shkatërrim. Kthehuni mbrapa pak vite, kur thuhej se ky do të ishte shkatërrimi i identitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy