Akuzat e Çuçit, reagon ILD: Vendimet e magjistratëve s’mund të jenë objekt diskutimi

Akuzat e Çuçit, reagon ILD: Vendimet e magjistratëve s’mund të jenë objekt diskutimi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës publike të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili pretendon se vendimmarrjet e disa magjistratëve çuan në lirimin e personave me precedentë penalë, duke u përfshirë në ngjarjen me armë në plazhin e Velipojës.

Pasi ministri i Brendshëm përmendi emra konkretë të magjistratëve, ILD deklaroi se mosrespektimi i pavarësisë së tyre në ushtrimin e detyrës po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive.  
Inspektori i Lartë i Drejtësisë thekson se në rastet kur ka konstatuar sjellje apo akte të cilat përbëjnë shkelje ka propozuar marrjen e masave të nevojshme disiplinore. 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë u njoh me deklaratat publike të ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi, me anë të të cilave janë paraqitur pretendime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve dhe rolit të ILD-së. ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive. Për transparencë ndaj publikut, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet, i të gjitha pretendimeve të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë lidhur me veprimet, mosveprimet ose shkeljet e magjistratit brenda apo jashtë funksionit të tij, në ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.  Këto parime duhet t’i respektojë çdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor.

Krimi në vend/ Çuçi “shigjeton” prokurorët e gjyqtarët: Policia i arreston, ata i çojnë në shtëpi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy