Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit Flamur Noka, debatoi me kryeparlamentaren Nikolla, në lidhje me ndalimin e Berishës që të jetë pjesë e grupit parlamentar të Kuvendit.

Noka vuri në dukje se vendimet e PD-së janë sovrane dhe nuk mund të pyeten Rama e Nikolla, të cilët sipas tij janë kreu dhe zëdhënësja e narko-regjimit.
"Sali Berishën askush s’e ndalon dot të jetë deputet i Kuvendit, për sa kohë ka plotësuar një formular, për sa kohë është pjesë e listës së PD. Pavarësisht se ju keni rrëmbyer vulën, kemi emëruar një mercenar dhe keni tentuar të na asgjësoni. PD është sovrane në vendimin e saj dhe nuk të pyet as ty si zëdhënëse e narko-regjimit, as kreun e narko-regjimit”.
Nga ana tjetër Nikolla vuri në dukje se: "Kush ka dalë me vendim partie, nuk mund të futet me vendim grupi. Duhet sërish vendim partie për t’u futur në grup”.
Në përfundim të debateve Nikolla vendosi përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca e Kuvendit për shkelje të etikës.



