Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar videon me ekipin mjekësor prej 30 personash, që po shërbejnë në Itali, në zonat më të nxehta me COVID-19.
Manastirliu ka renditur emrat e 10 mjekëve dhe 20 infermierëve të cilët së bashku me ekipin mjekësor italian, po u vijnë në ndihmë pacientëve të infektuar me këtë virus.
Ajo rendit emrat e tyre si “Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim janë krenaria jonë.
10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali”.
Vetëm dy ditë më parë, ekipi shqiptar u nis në drejtim të Italisë, në shenjë solidariteti për popullin italian, të cilët po kalojnë ditë të vështira. Nga pala italiane qoftë ajo politike, por edhe figura të njohura të ekranit italian, ka pasur vlerësime dhe mirënjohje ndaj veprimit të kryer nga Shqipëria.



