
Hotelet e perandorisë së Donald Trump janë në vështirësi, duke qenë se janë bërë objekt i një lufte ideologjike dhe politike, ato kanë mbetur thuajse bosh. Ato që e mbajnë aktivitetin e Organizatës Trump janë qiratë e zyrave, të cilat janë ndërtesa që nuk mbajnë emrin e Trump dhe për këtë arsye janë të liruara nga përplasja politike. Nga Nju-Jorku në San Francisko, qytetet simbolike të rezistencës së manjatit, qiratë e zyrave në ndërtesat në pronësi të Trump po rriten ndjeshëm, duke ndihmuar arkat e perandorisë së Presidentit. Ky trend ka lejuar Organizatën Trump të ketë të ardhura të qëndrueshme përgjatë viteve të presidentit në Shtëpinë e Bardhë.



