Facebook sugjeron syze virtuale më praktike

Facebook sugjeron syze virtuale më praktike

Facebook synon që syzet e realitetit virtual të jenë më praktike dhe të rehatshme. Kompania është duke punuar për syze virtuale, ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani. Ideja është të krijohet një produkt më praktik dhe jo pajisja klasike që mbulon gjysmën e fytyrës, duke iu afruar pamjes së një palë syze dielli normale.

“Është një formë e rehatshme që krijon mundësi për t’i përdorur edhe për më gjatë, është realiteti virtual i konceptuar në një palë syze praktike”, shpjegojnë studiuesit e Facebook në një postim.

Në krahasim me syzet virtuale që jemi mësuar të shikojmë këto syze do të jenë shumë më të hollë, lentet janë të trasha 9mm, të ngjashme me atë të një smartphone. Fusha vizuale, megjithatë, "është e krahasueshme me atë të produkteve të konsumit aktual për realitetin virtual", theksojnë studiuesit.

Aktualisht nuk dihet nëse koncepti do të rezultojë në një produkt që do të shitet në mase. "Megjithëse puna jonë shikon drejt zhvillimit të ardhshëm të një teknologjie virtuale dhe të realitetit të shtuar, e cila është e lehtë, e rehatshme dhe me performancë të lartë, për momentin që puna jonë është thjesht hulumtuese", shpjegon ekipi i studiuesve në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy