
"Në Elliniko, ne duam të krijojmë një kompleks të integruar të turizmit dhe argëtimit që do të jetë shumë më tepër sesa një mjedis me lojëra elektronike dhe tavolina lojrash", shpjegon Jim Allen, presidenti i Hard Rock International, i cili po lufton me pengesat për licencën e një kompleksi të integruar kazinoje në Elliniko, në jug të Athinës. "Sipas vlerësimit tonë, i gjithë investimi do të jetë dukshëm më i lartë se 1 miliard euro."
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është fundi i shtatorit, dhe Allen është shumë i kënaqur me ritmin me të cilin qeveria e re dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis po ecin përpara me procesin e tenderit për zhvillimin e zonës që më parë i përkiste aeroportit ndërkombëtar të Athinës.
Duke shprehur gjithashtu kënaqësinë e tij për faktin se Ambasada e SHBA-ve i mbështet gjithnjë bizneset amerikane, Allen sqaroi se vetë AND-ja e grupit amerikan që ai drejton garanton bashkëpunim me komunitetet lokale, agjencitë dhe palët e interesuara në lidhje me ndërtimin dhe funksionimin e kompleksit. Ai shtoi se është e vetmja kompani argëtuese dhe lojërash në botë që është vlerësuar nga tre agjencitë kryesore - Standard & Poor's, Moody's dhe Fitch - që do të thotë se Hard Rock International ka kapitalin e vet, si dhe hyrjen në tregjet e kapitalit që kërkohet të financojnë një projekt të madh si kompleksi i parashikuar për Elliniko.
Që nga viti 2001, Allen ka qenë drejtuar të gjitha operacionet e lojërave, mikpritjen dhe argëtimin e Seminole Tribe në Florida, një nga kompanitë më të suksesshme të restorteve kazino dhe turistike në botë, me shtatë kazino në Florida. Ai gjithashtu është marrë me blerjen e Hard Rock International nga Seminole Tribe i Florida në 2007, blerja e parë e një kompanie të madhe ndërkombëtare nga amerikanë vendas. Për më tepër, ai drejtoi negociatat për marrëveshjen e lojërave midis fisit Seminole, shtetit të Floridas dhe Departamentit të Brendshëm të SHBA.
Pse zgjodhët të investoni në Greqi - veçanërisht kur keni një projekt tjetër madhor në Spanjë?
Ne besojmë se Athina, dhe Attica në përgjithësi, është një nga destinacionet kryesore urbane në të gjithë botën. Një nga qytetet më të rëndësishme në botë: një ndërthurje e një prej civilizimeve antike më me peshë me një histori po aq të rëndësishme, shumë det dhe diell, dhe njohje ndërkombëtare në rritje të vazhdueshme. Janë pjekur kushtet krahasuar me atë që kemi parë vite më parë, kur erdhëm këtu për të hapur kafenë tonë të parë Hard Rock në Monastiraki - një biznes që e mbajtëm të hapur gjatë gjithë krizës, ndërsa grupe të tjera ndërkombëtare po linin Greqinë. Projekti Elliniko gjithashtu ka qenë një nga zhvillimet më të mëdha urbane në botë për ca kohë, dhe ne ndajmë të njëjtin vizion me qeverinë greke dhe koncesionarin për një projekt me të vërtetë të veçantë që do të nxisë ekonominë dhe ta promovojë edhe më tej qytetin. Sa i përket resortit të integruar të kazinove që ne po ndërtojmë në Barcelonë, mjafton të themi se nuk është i vetmi, sepse ne jemi në 75 shtete të botës, ku dhjetëra projekte janë në zbatim e sipër.
A jeni i kënaqur me ritmin me të cilin po ecën procedura e tenderimit?
Gjërat kanë ecur shumë shpejt kohët e fundit. Unë jam shumë i kënaqur me ritmin me të cilin qeveria e re dhe kryeministri Mitsotakis po ecin përpara me procesin për zhvillimin e përgjithshëm të zonës që më parë ka qenë aeroport, dhe gjithashtu jam shumë i kënaqur që Ambasada Amerikane është gjithmonë atje për ne. Kemi qenë në bisedime për projektin dhe tenderin me shtetin grek dhe komisionin e lojërave, si dhe me koncesionarin, për një vit e gjysmë, dhe me bashkëpunëtorë në vend, dhe tani jemi në fazën përfundimtare.
A mendoni se kuadri rregullator dhe modeli i taksave që janë miratuar për funksionimin e kazinosë janë të duhurat?
Ne jemi njohur me dhjetëra korniza të ndryshme rregullatore dhe tatimore, sepse jemi aktiv në 74 vende. Gjithmonë ka vend për përmirësime, dhe ne jemi gjithmonë të hapur për të folur me autoritetet për këto çështje. Por duhet të jem i qartë që ne po marrim pjesë në tender duke studiuar në tërësi aspektin rregullator, kështu që ne kemi një qëndrim pozitiv për këtë.
Si planifikoni ta përdorni një hapësirë kaq të madhe?
Në vitin 2018 kemi pasur 150 milionë vizitorë në resortet tona në të gjithë botën, dhe besoj se përmes programeve dhe ofertave shpërblyese për klientët tanë, si dhe përmes promovimit të këtij destinacioni të veçantë që po zhvillojmë me klientë të rinj, do të kemi mundësi të sjellim miliona udhëtarë në Athinë. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuojmë në turizmin e një kryeqyteti vërtet global, Athinës, e cila tashmë është një kryeqytet rajonal.
Si planifikoni të zhvilloni këtë projekt?
Brenda grupit, ne kemi një departament të përbërë nga 75 arkitektë, dhe gjithashtu kemi përvojë shumë të gjerë me projekte të kësaj madhësie. Në investimet tona të fundit, ne kemi sjellë inovacionin duke përdorur programe të përparuara të realitetit virtual (VR) për të optimizuar planet tona, dhe para fillimit të ndërtimit, ne mund të shohim çdo detaj të hapësirave dhe t'i zgjedhim ato bazuar në përvojën tonë të gjerë ndërkombëtare.
Si ka qenë bashkëpunimi deri më tani me grupet dhe autoritetet greke?
Është një proces në vijim e sipër, që unë mendoj se po evoluon në mënyrë të shkëlqyer, me përvojë që përmirësohet në vazhdueshmëri. Ne e respektojmë dialogun dhe traditat unike të çdo vendi, kështu që kjo ka qenë një nga përvojat tona më të mira deri më tani. Ne do të mbetemi, si gjithmonë, të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet kompetente dhe komunitetet lokale.
Cili është vizioni juaj përfundimtar për kompleksin “Elliniko”?
Në “Elliniko”, ne duam të zhvillojmë një kompleks të integruar të turizmit dhe argëtimit që është shumë më tepër sesa thjesht një mjedis me lojëra elektronike dhe tavolina lojërash. Argëtimi është në zemër të filozofisë sonë, dhe do të thotë mikpritje, muzikë, evente, përvoja unike dhe shumë, shumë më tepër. Vitin e kaluar, ne organizuam mbi 35 000 evente në të gjithë botën, dhe ne do të vijojmë ta bëjmë këtë me artistë të klasit botëror edhe këtu. Pra, është një gjë e mirë që ka parashikim për ndërtimin e hapësirave për evente si këto - hapësira prej 300 000 metër katrorë në kompleks. Ky është ndryshimi midis nesh dhe kandidatëve dhe grupeve të tjera jashtë vendit: Fokusi ynë është më shumë te argëtimi sesa te lojërat. Ne jemi aktivë në 74 shtete, me 12 kazino dhe 27 hotele.
Cili është projekti më i madh, përveç atij në Barcelonë, që jo po vini në zbatim tani?
Zgjerimi i Seminole Hard Rock Hotel & Casino Hollywood, ku, në fund të vitit 2019, ne do të hapim kullën e parë të hotelit në botë në formë kitare, si pjesë e një programi investimi 2.4 miliardë dollarë. Kjo është një. Ne gjithashtu kemi filluar një zgjerim të madh të Seminole Hard Rock Hotel & Casino Tampa, një nga kazinotë më të mëdha dhe më fitimprurëse në botë. Rritja dhe zhvillimi janë pjesë e aktiviteteve tona të përditshme. Që nga blerja e tij e Hard Rock në 2017, grupi ka zgjeruar praninë e tij nga 46 në 74 vende, ka rritur numrin e kafeneve nga 125 në 185, të hoteleve nga nëntë në 27, dhe të kazinove nga katër në 12, dhe gjatë kësaj kohe ndërtuam edhe Stadiumin Hard Rock në Miami. Në të njëjtën kohë, ne kemi zgjeruar portofolin tonë të aseteve ndërkombëtare.
Mund të mbështesni financiarisht investime kaq të mëdha njëkohësisht? Nëse fitoni koncesionin Elliniko, a do të keni nevojë për një partner për të kontribuuar në financim?
Ne jemi e vetmja kompani argëtimi dhe lojërash në botë që është vlerësuar nga tre agjencitë kryesore - S&P, Moody's dhe Fitch - që do të thotë se Hard Rock International ka kapitalin e vet, si dhe hyrjen në tregjet e kapitalit të nevojshme për të financuar një projekt të madh si kompleksi i parashikuar për Elliniko, por edhe për pjesën tjetër të programeve tona investuese. Normalisht, skema e financimit përfshin 40 për qind të kapitalit të vet dhe 60 për qind kreditim, dhe kjo ka të bëjë me mënyrën se si ne presim të ecim përpara në Athinë. Kreditë do të vijnë nga burimet e zakonshme, të tilla si bankat ndërkombëtare, si dhe nga bankat greke nëse arrijmë një marrëveshje, ndërsa me siguri do të bashkohemi në pjesëmarrjen e kapitalit prej 40 për qind nga grupet greke, nëse arrihet kjo gjë. Në të gjithë botën, kudo ku jemi të pranishëm, ne bashkëpunojmë me grupet lokale. Ne duam të ndajmë vlerën e shtuar me kompanitë dhe shoqëritë vendase.
Cilat tregje i shihni si më premtuese për tërheqjen e vizitorëve në kazino dhe komplekse argëtuese?
Një zonë është Evropa Perëndimore dhe pjesa tjetër e kontinentit, ndërsa Lindja e Afërt dhe ajo e Mesme si edhe Gjiri Persik janë tregjet fqinje de fakto nga të cilat jemi të sigurt se do të tërheqim vizitorë drejt resortit Elliniko. Të gjithë e dinë që Athina është një vend i mrekullueshëm për t'u vizituar dhe ne do të shtojmë një arsye më të fortë që njerëzit të vijnë këtu.
Cilat janë komplekset kryesore të grupit dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Planet tona të për të ardhmen sa i përket ndërtimit të hoteleve ose kazinove përfshijnë Berlinin, Budapestin, Dublin, Madridin, Maldivet, Nju Jorkun, Otavën, Sacramenton, Dalian dhe Haikoun në Kinë. Më lejoni t'ju kujtoj gjithashtu se HRI zotëron markën globale për të gjitha markat e Hard Rock, përfshirë skenat e performancës live të Hard Rock. HRI gjithashtu ka ekskluzivitetin e kafeneve në qytete ikonike përfshirë Londrën, Nju-Jork, San Francisco, Sidnei dhe Dubai. HRI gjithashtu posedon, licencon dhe / ose administron pronat e hotelit/kazinosë në të gjithë botën. Destinacionet përfshijnë dy pronat më të suksesshme të hotelit dhe kazinosë të kompanisë në Tampa dhe Hollivud, FL, të dy në pronësi dhe administrim të kompanisë mëmë HRI, Seminole Tribe i Florida, si dhe vende të tjera emocionuese, përfshirë Atlantik Cityn. Hotelet Hard Rock operojnë edhe në vende të tjera tërheqëse, duke përfshirë Bali, Kankun, Deitona Biç, Desaru, Ibiza, Londër, Los Kabos, Orlando dhe Shenzhen. Këto kafene do të hapen edhe në Katmandu, Nepal; Kioto, Japoni; Asuncion, Paraguai; Puerto Madero në Argjentinë dhe Çandigar në Indi.
A është përditësuar këshilli i Seminole Tribe - me fjalë të tjera, aksioneri juaj kryesor – lidhur me përpjekjet që po bëni në Athinë? Sa e rëndësishme është kjo licencë për grupin tuaj?
Ata që janë përgjegjës janë sigurisht në dijeni për çdo gjë, dhe sapo dëgjuam për hapjen e procesit të tenderit, vlerësuam se, në kushtet e duhura, është një mundësi unike investimi, dhe kjo është arsyeja pse shprehëm menjëherë interesin tonë. / Kathimerini /



