Ulen infektimet me Covid-19, 4 qytetarë humbin jetën

Ulen infektimet me Covid-19, 4 qytetarë humbin jetën

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 1444 testime ndaj Covid-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 952

Të shtruar në spitale 99

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1444

Testime totale 660,272

Raste pozitive 131,753

Raste të shëruara 118,041

Raste Aktive 11,296

Humbje jete 2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9407

Shkodër 327

Fier 263

Korçë 230

Gjirokastër 238

Durrës 183

Vlorë 182

Elbasan 133

Lezhë 100

Berat 89

Dibër 82

Kukës 62

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy