
Presidenti rus Vladimir Putin akuzon Ukrainën se po pengon një marrëveshje për eksportin e grurit.
Rusia, ka një marrëveshje me OKB-në në lidhje me eksportet e grurit ukrainas, por Kievi nuk tregon gatishmëri për të favorizuar një marrëveshje. Moska, është e gatshme të sigurojë kalimin e lirë të anijeve që transportojnë grurë.
Sipas tij, Perëndimi po krijon artificialisht një atmosferë “histerie” në lidhje me eksportet e grurit nga Ukraina, të cilën Rusia nuk po e pengon.
Moska është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj për furnizimin me energji. Sa i përket rritjes së inflacionit në vendet perëndimore, kjo është rezultat i politikave makroekonomike të pamatura nga qeveritë e tyre.



