
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj tha para delegatëve në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Suharekë, se liberalizimi vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanimë kanë lidhur një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.
Haradinaj tha se, “Kosovës i duhet gjithsesi që të shkojë në OKB”. E kjo sipas tij, është duke u njohur mes vete me shtetin fqinj, Serbinë. Ai e ka quajtur jo të lehtë njohjen me Serbinë, duke kujtuar masakrat dhe atë çka ka bërë Serbia në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, kjo do të ndodh për të ecur përpara Kosova".
Kreu i ekzekutivit tha se gjitha këto do të bëhen, por jo duke lënë anash ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, sepse janë duke bërë shumë edhe në këtë drejtim.



