Jeremy Corbyn, udhëheqësi në largim i opozitës laburiste në Britani, uroi Boris Johnson për fitoren e konservatorëve në zgjedhjet e fundit, në seancën që shënoi ceremoninë inauguruese të Dhomës së re të Komunave, por në replikën e tij ndaj Kryeministrit ai e ka sfiduar që të "mbajë premtimet e tij”, përfshirë atë të Brexit-it.
Duke iu drejtuar Johnson-it, ai tha: "Kryeministri ka bërë shumë, shumë premtime dhe përgjegjësia e tij tani është që t’i mbajë ato. Ai do të gjykohet nga komuniteti nga mënyra se si do t'i respektojë këto premtime".



