Britanikët, të gatshëm të zëvendësojnë makinat me biçikletë

Britanikët, të gatshëm të zëvendësojnë makinat me biçikletë

Britania e Madhe është gati të bëjë revolucion në transport, gjithçka si pasojë e luftës ndaj Covid-19. Shumë persona e shohin mjaft të arsyeshëm lëvizjen  me biçikletë, madje burime nga Çiklizmi Britanik kanë njoftuar se 14 milion njerëz janë të gatshëm të shkëmbejnë makinat me biçikleta.

Mirëpo për këtë duhet edhe sistemimi i infrastrukturës.

Qeveria ka njoftuar për një paketë financimi prej 2 miliardë funte për “udhëtim aktiv” si çiklizmin dhe ecje, ku 250 milionë funte janë menjëherë në dispozicion për autoritetet lokale për të bërë ndryshime në rrugët e tyre.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, e ka përshkruar këtë si mundësi për “epokën e artë për çiklizmin”. Çiklizmi Britanik ka thënë se do të bashkëpunojë me autoritetet në këtë aspekt.

Vendi ynë padyshim është në udhëkryq, dhe tashmë përballemi me një zgjedhje mes rutinës së vjetër të makinave, ngarkesës së madhe dhe ndotjes apo të ardhmes së re me rrugë të shëndetshme, njerëz të lumtur dhe ajër më të pastër. Gjithë hulumtimet tona tregojnë se njerëzit duan të përdorin më tepër biçikletën, dhe i bëjnë thirrje autoriteteve lokale të përdorin këtë moment dhe të shfrytëzojnë përkrahjen e ofruar nga qeveria”, ka thënë kryetarja e British Cycling, Julie Harrington.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy