Gazi rus nuk do të ekzistojë më në Evropë nëse BE vendos një kufi çmimi.
Këtë e ka thënë zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, siç raporton Tass.
Duke komentuar kërkesën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të vendosur një tavan për çmimet e gazit rus, Medvedev paralajmëroi:
Do të jetë si nafta. Thjesht nuk do të ketë më gaz rus në Evropë.



