
Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se këtë vit turizmi ka pasur një bilanc pozitiv.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se turistët në Shqipëri shpenzojnë më pak se në rajon dhe se duhen ndërtuar strategji pak më afatgjata.
Ka qenë vit pozitiv, ka rikthim në nivel global, njerëzit janë të etur për të shijuar. Në Shqipëri ajo që mbetet problematike është cilësia e statistikave. Nuk mund ta them sa prej disa prej miliona shkojnë në struktura akomoduese, në hotele. Është vit më i mirë. Në krahasim me rajonin, sërish kemi problematika p.sh. si turistët në Shqipëri shpenzojnë më pak se në rajon, një turist shpenzon 390 dollarë për 3-4 ditë në Malit të Zi gati 3-fish. Duhet parë se çfarë mund të bëjmë më mirë, për të rritur cilësinë e shërbimit. Turizmi duhet parë me strategji pak më afatgjatë, çfarë klientësh të thithim. Turizmi sa është element kontenti, po aq e rëndësishme është si e marketojmë një destinacion.
Duke vijuar më tej, Lazimi tha se ka nevojë për një koordinim mes qeverisë, bashkisë dhe grupeve të interesit. Sipas ekspertit sektori privat nuk përgatitet për investimet që duhet të bëjë
Nga pikëpamja e promovimit turistik Shqipëria ka nevojë për një strategji të mirëfilltë turizmi, strategji me plan veprim ku duhet të ketë koordinim kombëtar e lokal. Ne i kemi bordet e turizmit të fjetur, në rolin e tyre parësor. Ka nevojë për koordinim mes qeverisë, bashkisë dhe grupeve të interesit. Nuk kemi një tryezë të përbashkët ku vendimmarrës janë të gjithë. Nuk kemi strategji si do i qasemi klientëve. Nuk përgatisim sektorin privat për investimet. Jemi i vetmi vend që s’kemi rankim të institucioneve akomoduese.
Ne kemi probleme të statistikave, themi 6 milionë vizitorë, por INSTAT thotë që 40% e tyre shkojnë në struktura akomoduese. Po nuk patëm statistika të besueshme është e vështirë të bëjmë politika promovuese. Nuk kemi slogan të Shqipërisë, i fundit ishte para pandemisë. Kemi shumë potencial dhe nuk dimë ta marketojmë si duhet. Sa e shohim turizmin të integruar me sektorët e tjerë p.sh. me bujqësinë.



