Gucati përballet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë

Gucati përballet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ditën e sotme do të përballet për herë të parë para Dhomave të Specializura në Hagë.

“Paraqitja e parë do të jetë në formë të seancës publike dhe mund të përcillet edhe përmes video-linkut,” kanë lajmëruar Dhomat e Specializuara.

“Ka dyshim të bazuar se zoti Gucati ka mbajtur tri konferenca për media më 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku ai ka shpërndarë ose ka bërë të qasshme për mediat informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nuk ka intervenuar kur Nasim Haradinaj (nënkryetari i OVL të UÇK-së) ka përmendur emrin e një dëshmitari dhe ka dhënë informacione lidhur me vendin ku ai banon dhe të dhëna të tjera personale”, thuhej në fletarrestin e lëshuar për Gucatin.

Gucati u arrestua në zyrat e OVL të UÇK-së më 25 shtator, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu një aksion bastisjeje që zgjati më shumë se tetë orë. Po të njëjtën ditë u arrestua edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, i cili po ashtu dyshohet se ka penguar drejtësinë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy