Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:40.
Pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes automjeti tip trajler është përmbysur mbi një autoveturë.
Fatmirësisht raportohet për dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Policia vijon hetimet mbi shkaqet e aksidentit.



