
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet, ku 27-vjeçari Mehmet Qema është vrarë me armë zjarri.
Burime policore bëjnë me dije se në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 6 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes tyre dhe autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Mehmet Qema, 27 vjeç, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje Marjus Dema 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Blarim Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.



