Meta: Çështja CEZ-DIA është rihapur politikisht nga Rilindja. SPAK krenohet sot me denoncimet e mia dhe të PR

Meta: Çështja CEZ-DIA është rihapur politikisht nga Rilindja. SPAK krenohet sot me denoncimet e mia dhe të PR

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar sot në “Të paekspozuarit” në MCN tv, teksa foli për thirrjen e tij të djeshme në SPAK, u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA.

Ai tha se kjo çështje riaktivizohet sa herë ‘Rilindja’ është në krizë.

Meta gjithashtu shprehu zhgënjimin që SPAK nuk e ka thirrur për kallëzimet e shumta që ai ka depozituar aty, falë tij dhe PL-së. 

Për kreun e Partisë së Lirisë nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

Kjo çështje është hapur e rihapur politikisht sa herë është në krizë Rilindja e riciklon si çështje.

Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje.

 Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s'kam asnjë lidhje.

Lidhur me këtë çështje, qoftë CEZ dhe qoftë CEZ-DIA, nuk ekziston asnjë shqetësim apo problem lidhur me personin tim, Ilir Meta. Nuk ka akt, shkresë, vendim, urdhër, që të ketë favorizuar CEZ-DIA.

Nuk e ndaloj dot prokurorinë të pyes a njeh këtë, a njeh atë, me çfarë linje keni udhëtuar, etj. Këto janë pyetje që u takon ti bëjnë ata dhe unë u përgjigjem me vërtetësi. Nuk dua të them çfarë pyetën, por nëse kanë mundësi ti publikojnë pyetjet dhe përgjigjet. Do të ishte raporti im me këtë çështje e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metës.

Kur u privatizua CEZ unë kam qenë në opozitë.

CEZ-DIA, nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse është bërë në kohën kur ministër i ekonomisë ka qenë tjetër kush.

Gjatë katër muajve kur kam qenë unë ministër i ekonomisë, CEZ nuk ka patur asnjë favor, por kemi kundërshtuar në mënyrë të vendosur të gjithë vendimet e ERE, që sipas nesh favorizonin CEZ kundër KESHI-it.

U thirra thjesht si deklarues. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cenuar një interes publik. Zero.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy