SPAK merr të pandehur deputetin e PS Plarent Ndreca

SPAK merr të pandehur deputetin e PS Plarent Ndreca

SPAK bën me dije se deputeti i PS Plarent Ndreca është marrë i pandehur. Atij i është komunikuar akuza shkelje e barazisë në tendera, vepër penale që dyshohet se e ka kryer gjatë kohës që ishte sekretar në Ministrinë e Brendshme, kohë kur janë rikonstruktuar disa komisariate.

Në njoftimin e SPAK thuhet:

Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”.

Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave. Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy