Zv. presidenti i KRIK, Dritan Taulla, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se duhet të ketë një ligj për financimin e partive dhe fushatave, pasi abuzimi me burimet shtetërore krijon pabarazi në garë. Sa i takon përfshirjes së personave të inkriminuar në politikë, Taulla tha se partitë duhet të marrin përgjegjësi për integritetin e kandidatëve, ndërsa shtoi se mund të ketë edhe ndryshime ligjore që partitë të sanksionohen.
Celibashi ka përmendur edhe fondet publike, ku nënkuptohet abuzimi me burimet shtetërore. Shkon deri në përdorimin e forcës së kartonit në favor të partisë në pushtet. Abuzimi me burimet shtetërore krijon një pabarazi në garë nëse nuk adresohet në mënyrën e duhur. Duhet të ketë një ligj për financimin e partive dhe fushatave të integruar në një të vetëm dhe Kodi Zgjedhor të jetë procedurial dhe administrativ. Jemi një vit para zgjedhjeve dhe ndoshta s’do ishte e këshillueshme për ndërhyrje radikale. Reforma me gjasa do shkojë në sesionin e ardhshëm parlamentar, dhe atëherë do jetë vonë. Të bëhen ndryshime me zgjedhjet lokale në mendje. Politikanët t’i futen seriozisht që në 2025-ën të kemi një reformë të plotë zgjedhore.Ligji i dekriminalizimit garanton në nivel të arsyeshëm eliminimin e personave me rekordeve kriminale. Do ta fokusoja te vullneti i partive politike dhe marrja e përgjegjësisë për integritetin e personave. Flas integritet në të gjitha kuptimit. Mund të ketë ndryshime ligjore që partia që kandidon persona pa integritet të sanksionohet, por ajo që na duhet është marrja e përgjegjësisë”.



