Evropiani i parë vdes nga Koronavirus në Itali

Evropiani i parë vdes nga Koronavirus në Itali

Mbrëmjen e kaluar u regjistrua viktima e parë e infektuar me koronavirus në Itali.

Adriano Trevisan, 78 vjeç, ndërroi jetën në orën 22:45 në spitalin e Padova-s, ku po mbahej i izoluar prej 10 ditësh.

Këtë lajm e ka bërë të ditur guvernatori Luca Zaia për agjensinë e lajmeve “Ansa”. Trevisan ishte njëri nga dy pacientët e infektuar me koronavirus në zonën e Veneto.

Gjithashtu, 15 të prekur nga virusi vdekjeprurës numërohen edhe në Lombardi. Italia është vënë në alarm dhe qyteza e Lodi-t me 50 mijë banorë është futur në karantinë, ndërsa njerëzit po qëndrojnë në banesat e tyre. Gjithashtu, në Piacenza janë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore, ndërsa priten të dhëna të tjera nga vendi fqinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy