Një shtetas turk është gjobitur me shumën prej 105.400 lira turke, rreth 14.300 dollarë për organizimin e luftimit mes gjelave në provincën juglindore Shanliurfa.
Pasi kishte marrë një njoftim paraprak, policia shkoi në lagjen Firat për të ushtruar një kontroll, ndërsa zbuloi 17 gjela të edukuar për luftime dhe mjete për mprehjen e sqepit dhe thonjve të tyre.
Organizatori u gjobit për secilin gjel që e mbante për luftim. Ndërsa, autoritetet turke kanë njoftuar se rreth 71 burra të pranishëm që ndodheshin në vendin e bastisur nga policia, u penalizuan për shkeljen e masave ndaj Covid-19.
Organizimi i luftimeve mes gjelave është i ndaluar me ligj në Turqi.



