
Presidenti i Amerikës, Joe Biden, është detyruar të rrisë objektivin e tij të vaksinave, pasi më herët ishte kritikuar nga mediat. Biden së fundmi ka thënë se qëllimi është që në ditë në Amerikë të vaksinohen 1.5 milionë njerëz, ndërsa kur mori detyrën ai deklaroi se pretendimi ishte për ‘1 milion vaksina në ditë’.
Arsyeja përse Biden e rriti shifrën është sepse mediat i kujtuan atij se këtë e kishte deklaruar edhe Trump, shkruan BBC.
Së fundmi, në një deklaratë për mediat, Biden është shprehur: “Unë mendoj se me ndihmën e Zotit... ne do të jemi në gjendje të bëjmë 1.5 milionë vaksina të koronavirusit në ditë”.
Kjo do të thotë se në 100 ditët e para të Biden si president, Amerika do të ketë 150 milionë njerëz të vaksinuar. Popullsia e SHBA-së është afro 316 milionë njerëz.



