Mashtrimi me Call Center-at, SPAK dhe BKH vijojnë kontrollet/ Pritet përgjigje nga bankat

Mashtrimi me Call Center-at, SPAK dhe BKH vijojnë kontrollet/ Pritet përgjigje nga bankat

SPAK dhe BKH po vijojnë me kontrollet dhe hetimet për dosjen e mashtrimit me Call Center-a. 

 

Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se po kryhen kontrollet e pajisjeve të sekuestruara dhe se po pritet një përgjigje nga bankat pasi që nga 2023 Infinite ishte e regjistruara ligjërisht. 

 

Po ashtu Rusta bëri me dije se pjesë e verifikimit të SPAK është dhe kompania C Properties që ka lidhur kontratën e qirasë tek një nga kullat.

 

BKH-ja së bashku me policinë po vijojnë kontrollet. 

 

Është dhe ekzaminimi laboratorik për të hapur telefonat dhe kompjuterit e gjetura dhe portofolat dixhitale ku dyshohet se mbaheshin paratë e qytetarëve evropianë të vjedhura me mashtrime. 

 

Biznesi Infinite rezulton që prej 7 prillit 2023 ishte i regjistruar dhe i njohur për organet tatimore dhe rezulton që kishte aktivitet të ligjshëm. Po pritet përgjigjja nëse ka llogari bankare, vlera monetare dhe për t’i bllokuar ato për llogari të këtij procedimi.

 

Administratorët e dy kullave janë marrë në pyetje nga oficerët e BKH, kanë depozituar kontratat e qirasë. 

 

S ai përket ambienteve të katin e 5 ku u arrestuan disa persona dhe kontratat e qirasë është përpiluar mes Infinite dhe C Properties, një agjencie mobiliare që është pjesë e verifikimit të SPAK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy