
89-vjeçari Rasim Prodani, i cili ishte shpallur i zhdukur prej 22 janarit, është gjetur i vdekur.
Sipas raportimeve të korrespondentes së MCN nga Fieri, trupi i pajetë i të moshuarit u gjet brenda një kanali në fshatin Dushk, pranë rrugës nacionale Lushnjë-Rrogozhinë.
Familjarët kishin bërë më herët denoncim në polici për zhdukjen e tij.
Prej dhjetë ditësh, policia e Lushnjës ka kryer kontrolle të vazhdueshme në zonën përreth dhe sot, rreth orës 9:15, trupi i 89-vjeçarit u gjet nga shërbimet policore.



