Preken nga projekti i Unazës, Banori: Duam të dimë si do trajtohemi, mendoj se është një skemë mafioze

Preken nga projekti i Unazës, Banori: Duam të dimë si do trajtohemi, mendoj se është një skemë mafioze

Sot banorët e Paskuqanit, Kodrës së Priftit janë paraqitur për informacion për shpronësimet e banesave që preken nga Unaza e Madhe. Janë rreth 654 banesa që preken nga ky projekt.

Nga informacionet që kemi i komunikuar me banorët janë një numër i vogël shtëpish të legalizuara ndërsa pjesa më e madhe janë të pa legalizuara ose në proces. Ajo që mund të themi është se një pjesë e këtyre banesave janë s’kualifikuar nga procesi i legalizimit dhe ky është një sinjal që aty do ndërtohet.

Një nga banorët për mikrofonin e MCN TV deklaroi se kanë ardhur për të kërkuar më shumë informacion se si do të trajtohen banesat e tyre dhe se çfarë do të ndodhë me ata nesër. Teksa u shpreh se nuk është aspak kundër ndërtimit të Unazës së Madhe, tha se kërkojnë vetëm se si do pro1cesdohet me banorët që s’kanë dokument pronësie dhe sot pas 17 vitesh në proces legalizimi janë s’kualifikuar.

Kemi ardhur te Agjencia Shtetërorë e Shpronësimeve për informacion se duam të dimë si do trajtohen banesat që preken dhe do shemben për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe. Balluku na tha se janë trajtuar disa VKM të cilat nuk po i gjejmë askund. Prandaj erdhëm këtu për tu informuar si do trajtohen banesat e legalizuara, por dhe të tjerat që janë në proces për 17 vite dhe për neglizhencë të shtetit nuk janë legalizuar. Nuk e dimë pse ka ndodhur kjo, prandaj kërkojmë informacion të plotë pse, si do trajtohen këto banesa, me para cash në dorë, boonus qeraje apo banesa sociale.

Më tej ai tha se sa i përket Kadastrës kanë kërkuar informacion pse janë s’kualifikuar banesat nga legalizimet. Ndërsa te autoriteti rrugor na thanë se do trajtohen sipas ligjit pra po përpilohet dosja e plotë për të gjitha objektet që preken nga Unaza me apo pa dokument dhe pastaj merret vendimi si do veprohet.

Ndërsa i pyetur nëse ka pasur devijime ky projekt, banori tha se që nga fillimi janë bërë 6 devijime, i pari është bërë që kur Bassha ishte kryetar bashkie dhe më pas nga Veliaj.

Devijime të projektit ka pasur shumë, i pari është bërë nga Basha kur ishte kryetar bashkie, i dyti nga Veliaj. Ne duam informacion si do trajtohemi se nuk kemi ndërmend t’ja lëmë pronën tonë një grupi njerëzish që të ndërtojnë, kemi të drejtën tonë për të mbrojtur pronën për të marrë atë që na takon. Nuk jemi kundër Unazës, i pari jam që dua ti bie Tiranës për 7 minuta siç thotë Balluku dhe të mos rri në trafik mbi 2 orë. E dua dhe unë Tiranën e lirë, mirë bëjnë që ndërtojnë por të mos devijojnë në shkelje të ligjeve. Mendoj se është një skemë mafioze që po ndërtohet në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy