Pas një kalvari të gjatë edhe protestave brenda dhe jashtë Parlamentit, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar kandidaturën e Hashim Thaçit si Presidentin e pestë të vendit.
Pas dy raundesh të dështuara, ku Thaçi nuk arriti numrin e nevojshëm të votave, në raundin e tretë kryetari i PDK, njëkohësisht zv.kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm siguroi 71 vota.
Gjatë përfundimit të raundit të tretë nuk u konstatua asnjë votë në favor të kandidatit tjetër, Rafet Rama, ndërsa 10 vota u shpallën të pavlefshme.Thaçi do të marrë pozitën e kreut të shtetit në datën 7 Prill, një ditë pasi t’i përfundojë mandati Presidentes aktuale Atifete Jahjaga.



