PS nuk do të pranojë mandatet e opozitës (VIDEO)

PS nuk do të pranojë mandatet e opozitës (VIDEO)

Në një kohë që lista shumë emërore e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim po shteron dhe ende nuk janë plotësuar të gjitha vendet bosh që u liruan nga opozita, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se PS nuk do të pranojë mandatet nga radhët e opozitës. Sipas Ballës, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të ndryshohej vullneti i votuesve dhe kjo për të është e pakuptimtë.

"Kodi flet vetëm për rastet e shterimit te listës brenda koalicionit, kodi nuk ka parashikuar kur shteron lista ne rastet kur partitë garojnë te vetme. Do te ishte e pakuptimtë qe mandatet e një partie te shkojnë tek një parti tjetër. Nuk ka rëndësi se te kush", tha ai.

Në lidhje me apelin e ndërkombëtarëve për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, Balla u shpreh se PS është e gatshme të dialogojë por pa cenuar parimet e demokracisë.

"Dialog, kur te duan, si ta duan. Por negociata mbi parimet demokratike nuk ka. Pra negociata qe shkelin kushtetutën, negociata qe shkelin funksionalitetin demokratik te vendit, nuk ka!", tha ai.

Kryetari i grupit të PS-së u shpreh gjithashtu se mazhoranca do të dialogojë me opozitën që ndodhet në parlament për të miratuar reformën zgjedhore.

"Dialogu ne Kuvend do te vijojë për te garantuar një shumice te cilësuar për te miratuar kodin zgjedhor, duke analizuar edhe nevojën qe ka ky proces përpara vendimit te rëndësishëm te qershorit", tha ai.

Numri dy i socialistëve nuk ka pranuar të komentojë protestën e së shtunës të opozitës por ai bëri të qartë se ata që do të ushtrojnë dhunë ndaj institucioneve shtetërore do të përballen me ligjin.

Me poshtë ndiqni intervistën e plotë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy