
Astrologia Elena Demollari e ftuar në "Zgjohu me MCN", erdhi këtë javë me parashikimin javor për të 12 shenjat e horoskopit.
Përmes letrave Tarot, ajo parashikon një javë kryesisht pozitive për shumicën e shenjave.
Dashi dhe Akrepi rezultojnë shenjat më të favorizuara.
Dashi
Në fund të javës do të ketë përmirësime financiare. Duhet t’i besojnë intuitës dhe energjisë së tyre.
Tregoni kujdes ndaj disa personave, por pengesat do t’i kaloni. Do të merrni një vendim të rëndësishëm.
Jeni ende të rrethuar nga bota juaj, por duhet të dilni pak prej saj.
Për Dashin paraqitet një fillim i ri.
Demi
Demit kanë qenë pak të bllokuar mentalisht, duke menduar tepër.
Këtë javë do të ndihen më të lirë, edhe pse mund të shpërqendrohen duke menduar shumë për të tjerët.
Kujdes me shpenzimet, mund të ketë humbje parash ose humbje në dashuri.
Nëse keni probleme pune, pritet distancim. Mos merrni shumë opinione nga të tjerët.
Shfaqen udhëtime të gjata, dëshira që plotësohen dhe në fund rritje financiare.
Binjakët
Do të kenë shumë mendime dhe mbingarkesë.
Mos merrni opinione nga të tjerët; gjërat do të zgjidhen gradualisht.
Mund të ketë largim nga vendbanimi ose udhëtim jashtë shtetit.
Rritje ekonomike dhe transformime të rëndësishme, një cikël i ri për Binjakët.
Gaforrja
Në dashuri kanë përjetuar situata të paqarta: ndarje, rikthime dhe zhgënjime.
Tre persona mund t’ju lëndojnë emocionalisht.
Po kërkoni një dritë në fund, por duhet të prisni edhe pak.
Konfuzion këtë javë, lajme për shtatzëni.
Venusi mund t’ju bllokojë pak në dashuri dhe biznes.
Kujdes me personat xhelozë.
Rruga juaj është e gjatë, por në fund vijnë lajme të mira.
Luani
Dikush është larguar nga ju me gënjeshtra.
Paraqitet një largim nga puna ose dorëheqje.
Tregoni kujdes ndaj tradhtive dhe mos bini pre e provokimeve.
Shmangni konfliktet dhe ruani qetësinë.
Keni njerëz që mund t’ju ndihmojnë, por nuk po ju japin mundësinë.
Një partneritet financiar mund të shfaqet.
Me energjinë tuaj të fortë, do të ecni përpara.
Virgjëresha
Këtë javë do të manifestohet ajo që dëshironi.
Hiqni iluzionet e kota.
Në të kaluarën keni pasur një periudhë të vështirë; tregoni kujdes për shëndetin, pasi ka rrezik për sëmundje ose lodhje.
Kujdes nga personat me dy fytyra.
Gjërat do të stabilizohen, do të gjeni rrugëzgjidhje dhe do të merrni lajme të mira.
Peshorja
Do të hiqni mendimet e këqija dhe do të filloni një kapitull të ri.
Situatat e paqarta marrin qartësi.
Kujdes nga shoqëritë e rreme.
Financiarisht do të jeni mirë dhe të plotësuar.
Akrepi
Nëse keni çështje ligjore, do të marrin zgjidhje.
Një kontratë pune, një firmë apo një dokument i rëndësishëm del në favorin tuaj.
Do të hapni diçka të re.
Kujdes nga persona xhelozë.
Lidhje të dështuara, pak konfuzion dhe pak përfitim financiar.
Do të merrni përgjigje pozitive për çështjet e punës.
Rrota e fatit është në anën tuaj – fillim i ri dhe energji pozitive.
Shigjetari
Shpenzime këtë javë, rrezik humbjesh financiare ose emocionale.
Mos merrni shumë opinione nga të tjerët.
Udhëtime të shpejta, telefonata të rëndësishme.
Situatat do t’i keni nën kontroll.
Për çështjet gjyqësore, priten lajme.
Në fund të javës vijnë të ardhura.
Bricjapi
Jeni në kërkim të diçkaje, por duhet të prisni edhe pak.
Mund të ketë probleme shëndetësore, por financiarisht ka rritje.
Keni mbrojtje shpirtërore.
Lajme të mira dhe heqje e ngarkesave të vjetra.
Në fund arrihet balancimi.
Ujori
Keni pasur situata të kthyeshme dhe këtë javë familja mund t’ju shqetësojë.
Edhe udhëtimet mund të jenë të paqarta.
Dikush mund të largohet prej jush.
Kujdes me planet që keni bërë – mos ndërmerrni hapa të rëndësishëm këtë javë.
Gjërat që ishin pezull do të zgjidhen me gradualitet.
Do të ndiheni të mbingarkuar, por në fund dilni fitimtarë.
Peshqit
Pak errësirë në punë, dashuri dhe fat.
Kujdes nga gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Hiqni iluzionet e kota. Kujdes me firmat e vogla, rrezik falimentimi.
Mos veproni me sy mbyllur.
Jeni të bllokuar në punë, dashuri dhe biznes, por do të çliroheni nga pengesat.
Ndodheni në pritje lajmesh dhe së shpejti vijnë lajme të mira.



