Bella Hadid do të jetë një nga modelet e sfilatës së “Victoria’s Secrets” dhe për këtë ka nisur përgatitjet. Grimieri i saj, Vincent Oquendo, ka postuar në rrjetet sociale pikërisht nga puna për shfaqjen e shumëpritur.
Por selfie i modeles i pasqyruar përballë ka diçka që nuk shkon. E veshur me të brendshme, duket se ajo nuk ka pasur kohë t’i heqë tamam pantallonat, por i ka lënë ato në fund të këmbëve.
Një gjë është e sigurt, harresa ka të bëjë ose me pantallonat ose me prerjen e fotos.



