
Një 39-vjeçare së bashku me tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna. Mbrëmjen e të shtunës është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçe, ndërsa vazhdojnë kërkimet për nënën, djalin dhe vajzën. Ndërkohë në pranga është babai i fëmijëve, Erdgyr Arrazi i cili kishte denoncuar një ditë më parë zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.
Në një lidhje nga vendi i ngjarjes, gazetarja e MCN, Bendis Druni bëri me dije se Erdgys Arrazi kishte humbur kontaktin me bashkëshorten dhe tre fëmijë më 2 Maj, por ai e denoncoi zhdukjen e tyre vetëm ditën e djeshme.
Ndërkohë motra e viktimës, 39-vjeçares, Alma Arrazi, ka deklaruar në polici se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.
“Në Darragjat po zhvillohen kërkimet nga polumbarët dhe deri në këtë moment nuk kemi zhvillime të reja.
Ndërsa është gjetur trupi i 9-vjeçares. Burime për MCN bëjnë me dije se babai ka deklaruar ditën e djeshme që ka humbur kontaktet me gruan dhe fëmijët e tij në 2 maj, por vetëm ditën e djeshme ai ka denoncuar në polici. Dyshimet janë për dhunë në familje pasi fëmijës i janë gjetur shenja dhune.
Përsa i përket denoncimeve të mëparshme nuk kam informacion nëse Erdgys Arrazi është denoncuar për dhunë në familje, por ai më herët është dënuar për lëndë narkotike.
Ndërkohë motra e viktimës pas denoncimit të bashkëshortit për zhdukjen e nënës me tre fëmijët ka shkuar në polici dhe ka deklaruar rreth dhunës barbare që 31 vjecari ushtronte ndaj gruas dhe fëmijëve. Ngjarja dyshihet se ka ndodhur 3 ditë më parë dhe vetëm ditën e djeshme është bërë denoncimi. Bashkëshorti ka pritur 3 ditë për të bërë denoncimin për humbjen e kontakteve me bashkëshorten."



