
Dita e sotme do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash. Si pasojë e një qendre ciklonare, e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit dhe më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas Evropën qëndrore, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites, shpjegon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, që në zonat kodrinore dhe malore mund të jenë në formën e rrebesheve.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territorit.


