Ashensori ‘vret’ kamerierin 17 vjeç në Sarandë/ Arrestohet tekniku, në kërkim pronari i lokalit

Ashensori ‘vret’ kamerierin 17 vjeç në Sarandë/ Arrestohet tekniku, në kërkim pronari i lokalit

Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një klub nate në Sarandë, teksa një i ri kamerier 17-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 01:00 pas mesnate.

17-vjeçari i cili punonte si ndihmës kamerier është zënë poshtë nga ashensori i lokalit dhe gjetur vdekjen menjëherë.

Policia ka arrestuar montuesin e ashensorit dhe ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit të natës.

Njoftimi Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy