Faza e dytë e armëpushimit në Gaza/ Nisin negociatat mes Izraelit dhe Hamasit

Faza e dytë e armëpushimit në Gaza/ Nisin negociatat mes Izraelit dhe Hamasit

Kanë filluar në Kajro bisedimet mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas për fazën tjetër të armëpushimit të Gazës. Nisja e negociatave bën të mundur shmangien e një kolapsi të armëpushimit.

Sipas marrëveshjes në fjalë, armëpushimi do të jetë në fuqi gjatë bisedimeve për fazën e dytë, të cilat synojnë ti japin fund luftës, duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura në Gaza që janë gjallë, dhe tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga territori. Kthimi i pengjeve të mbetura të vdekur do të ndodhte në fazën e tretë.

Sulmet e Izraelit kanë shkaktuar më shumë se 48,000 viktima palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe detyruan rreth 90% të popullsisë së Gazës të zhvendoseshin nga banesat e tyre.

Nga ana e tij Hamasi ka thënë se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet e mbetura nëse arrihet dakordësia për fazën e dytë. Ajo ka kthyer deri më tani 33 pengje, duke përfshirë tetë trupa, në këmbim të afro 2000 të burgosurve palestinezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy