Nëntë persona mbetën të vrarë dhe 57 u plagosën si pasojë e një sulmi ajror të Rusisë mbi një bazë ushtarake të Ukrainës, në kufi me Poloninë. Autoritetet në qytetin e Lviv konfirmuan sulmin dhe sqaruan se baza ndodhet më pak se 25 kilometra larg nga kufiri polak, shtet anëtar i NATO-s.
Pjesa perëndimore e Ukrainës është vendosur nën sulme të forta nga Rusia përgjatë dy ditëve të fundit. Qendra ndërkombëtare paqeruajtese dhe e sigurisë u godit gjithashtu nga një sulm ajror, veprim të cilin ministri i ukrainas i mbrojtjes, Oleksi Reznikov, e konsideroi sulm terrorist.
Rusia ka sulmuar Qendrën Ndërkombëtare Paqeruajtese dhe të Sigurisë në afërsi të Lviv. Instruktorë të huaj punojnë aty. Të dhënat për viktima po shqyrtohen. Ky është një sulm terrorist i ri ndaj paqes dhe sigurisë në afërsi të kufirit të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Duhet të ndërmerren veprime për ta ndaluar këtë.
Në Kiev, qytetarët po përpiqen të largohet teksa forcat ruse ndodhet rreth 25 kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Edhe në qytetin e Mariupol situata paraqitet e rënduar, ku në 12 ditë bombardime janë vrarë rreth 1500 persona. Autoritetet thonë se banorët nuk kanë akses në ujin e pijshëm, ndërkohë që largimi i tyre nga qytetit që ndan Krimenë me Donetskun është i vështirë.
Ndërkohë që vijojnë përpjekjet e Rusisë për të krijuar lidhjen tokësore mes këtyre dy rajoneve nën kontrollin e saj, tentativa për krijimin e një të ashtuquajture republikë po bëhen edhe në rajonin Kherson, në veri të gadishullit të Krimesë, që është marrë nën kontroll nga rusët.
Moska ka paralajmëruar dy shtete të Bashkimit Europian, Finlandën dhe Suedinë, se do të përballen me verpime hakmarrëse nëse kërkojnë anëtarëimin në NATO, qëndrim që u kundërshtua nga Stokholmi, sipas të cilit, Rusia “nuk ka të bëjë me vendimet e tyre të pavarura”.



