Avokati Gylsen Zhllima tha në studion e MCN Informacion se PD duhet të bëjë një analizë të thelluar në aspektin e lidershipit dhe në aspektin e aksionit politik në Parlament. Më tej Zhllima tha se SPAK ka punuar për Edi Ramën.
PD duhet të bëjë analizë të thelluar, jo vetëm ën aspektin e lidershipit, por dhe në aspektin e aksionit politik në Parlament. PD duhet të propozojë aksione konkretet politike që nesër pasnesër qytetarët të thonë që PD ka investuar që të normohen ligje që janë në favor të qytetarëve duam një PD që të jenë afër qytetarëve.
I ndalur tek kandidatët potencialë që mund të zëvendësojnë Berishën, Zhllima tha:
Boçi, unë mendoj se është një kandidat potencial i mirë i rregullt, në një format shumë të mirë të jashtëm.
Sipas Zhllimës në PS prej 8 vitesh është bllokuar krijimi i lidershipit dhe se PS po humb më shumë sesa PD e cila reflekton dhe ka pasur goditje të brendshme, por dhe nga ndërkombëtarët gjithashtu.
Në PS ke këtu e 8 vite radhazi një bllokim të krijimit të lidershipit brenda saj dhe ke një bllokim të krijimit të njerëzve që të kenë një frymëzim.
PS po humb më shumë se PD e cila reflekton, ka goditje të brendshme, e cila është goditur nga faktorë ndërkombëtarë dhe ambasadorë. Ajo parti ka ekzistuar pa pushtet dhe pa para. Imagjinoni PS si do shkërmoqet pa pushtet dhe pa para.



