
Zonja e parë e Turqisë Emine Erdogan do të botojë një libër recetash në fillim të vitit të ardhshëm.
Libri si fillim do të botohet në turqisht dhe anglisht, ndërsa më vonë do të përkthehet në gjuhë të tjera.
Ky botim do të japë shembuj të ushqimit tradicional turk dhe osman, në mënyrë që të "promovojë pasurinë e kuzhinës anadollake në të gjithë botën", sipas mediave lokale.
Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale, me postimin e recetës së hashures, teksti synon gjithashtu të promovojë luftën kundër mbeturinave të ushqimit.
Gruaja e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan nisi një projekt 'Banka e Ushqimit' vitin e kaluar për të inkurajuar dhurimet e ushqimit dhe mallrave të tjerë, në bashkëpunim me disa administrata lokale dhe OJQ-të.




