Sektori i bujqësisë vijon të mbetet i keqfinancuar dhe jokonkurrues në rajon. Pavarësisht se deklarohet si sektor priorioritar nga politika, ajo mbetet pas, sa i përket investimit në skemat direkte. Kreu i këshillit të agrobiznesit shqiptar, Agim Rrapaj ngre si shqetësim mosfunksionimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor.
Për Rrapajn sektori i bujqësisë mbahet në këmbë nga investimet e remitancave. Pavarësisht se kostot e prodhimit janë të larta, eksperti i ekonomisë Enton Duro thotë se janë vetë fermerët që punën e tyre e shesin me norma minimale fitimi.
Në mënyrë të vazhdueshme fermerët kanë ngritur si shqetësim mungesën e subvencioneve direkte, orientimin e kulturave për të siguruar treg si dhe informalitetin.



