Aksident në Tiranë, përplasen dy makina njëra përfundon në “Lanë" (FOTO)

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina njëra përfundon në “Lanë" (FOTO)

Një aksident mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy makina janë përplasur me njëra­tjetrën, afër stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Përplasja ka qenë aq e fortë, se njëra nga makinat ka dalë nga rruga, duke marrë para edhe një shtyllë dhe më pas, ajo ka përfunduar në lumin ‘Lana’.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca.

Policia pritet të japë të dhëna më të sakta në lidhje me aksidentin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy