Hamasi, 50 liderë të tij janë vrarë nga Izraeli

Hamasi, 50 liderë të tij janë vrarë nga Izraeli

Rreth 50 liderë të Hamasit janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori, dita e sulmit terrorist që çoi në fillimin e luftës.

Emrat dhe fytyrat e drejtuesve të milicisë u publikuan nga vetë ushtria izraelite, e cila nxori listën e fytyrave dhe emrave të drejtuesve të lëvizjes.

Ndër anëtarët e shquar të Hamasit të eliminuar janë Ministri i Ekonomisë, drejtuesit e krahut të armatosur dhe Jamila Al-Shanti, e vetmja grua që i është bashkuar zyrës politike të organizatës.

Më pas bien në sy figurat e Ajman Nofelit, ndër drejtuesit e krahut të armatosur të Hamasit; Joad Abu Shamale, Ministër i Ekonomisë i Hamasit; Shadi Barud, një nga pikat e inteligjencës ushtarake të grupit.

Gjithashtu nga forcat izraelite u vranë Rateb Abu Sahiban, komandanti i Forcave Detare dhe Asem Abu Rakba, kreu i forcave ajrore.

Në orët e fundit janë intensifikuar përleshjet e armatosura mes forcave të armatosura izraelite dhe milicëve, veçanërisht në veri të Rripit të Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy