Gjatë fjalës së tij në takimin e komitetit drejtues të LSI-së, kryetari i Kuvendit, ka folur rreth çështjes së shumëdebatuar të mbetjeve. Meta është shprehur se miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale nukë shtë pozitiv. Kreu i Kuvendit hodhi idenë e një ekspertiza evropiane, e cila do të sheshojë çdo mosmarrëveshje.
“Ka mjaft debat për ligjin për mbetjet, është një debat i mirëkuptueshëm. Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut. Kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar në një dialog me shoqërinë civile. Jemi në një situatë kur kemi intepretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterrojmë çdo arsye për të qenë mosbesues pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim”, tha Meta.
“Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale, edhe kur është i stisur për një çështje sensistive dhe shoqërimi i zbatimit me një ndryshim të përhershëm, nuk është pozitiv”, tha Meta.
Nuk jam naiv të besoj se përgjithçka do kemi konsensus por besoj se si drejtësia dhe çështja e mjedisit u takon të gjithëve.
Asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterrues dhe ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancisë reciproke për të mos u kthyer pas”, u shpreh ai më tej.



