Analisti Shpëtim Nazarko thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha janë mjeshtra për të riparuar pasojat, por asnjëherë nuk merren me shkaqet.
Duke folur nga studio e MCN Live, lidhur me largimet nga Shqipëria, deklaroi se mund të kenë ikur më shumë se 700 mijë shqiptarët dhe se Edi Rama duhet të merret me shkaqet se ps ka ikur.
I pyetur lidhur me raportin e medias përballë pushtetit, Nazarko deklaroi se media është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe nuk e sheh çudi që një pjesë e madhe të dështojë.
Që të kesh reklama, duhet të kesh prodhim, konkurrencë, nëse ky vend karakterizohet nga marrëdhënie tregtare, kuptim që nuk ke prodhim.
Japin reklama ose për mëshirë, ose nuk duan të çahet koka. Shtypi reflekton karakteristikën e shoqërisë. Nëse Rama merret me shkakun dhe pasojën, me të njëjtën gjë merret dhe shtypi.
Nuk merret me ato që janë probleme reale dhe ekonomike. Gazetarët dhe kur japin lajme, një shifër me 5 zero, nuk e lexojnë siç duhet.
Shtypi ynë edhe për faj të vetë edhe qeverisë, është në gjendje tejet dramatike. Shtypi reflekton shtyp të botës së tretë që nuk ka lidhje me gjendjen në vend.
Top Channel a të tjerë. Në 10 lajme, 9 janë kronika. Dhe mendon se jeton në çmendinë kolektive. Kjo vjen nga qeveria dhe mediumi që nuk jemi në aftë të konstatojmë probleme të thjeshta.
Nuk ka tema të mëdha dhe tema të vogla, ka gazetarë të mëdhenj dhe gazetarë të vegjël.



