
Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, për marrëveshjen e firmosur më 20 dhjetor për dronët Bajraktar nga Turqia, thotë se një muaj nuk është kohë e gjatë për të bërë gjëra të mira duhet të jemi të durueshëm dhe të presim.
Në një lidhje për MCN Live, ai u ndal tek koha që duhet për periudhën e planifikimit, përzgjedhjen e personalit dhe marrjen e masave për pritjen e këtyre dronëve, pasi kanë nevojë për strukturë specifike.
Sipas tij, është marrëveshje e plotë që përfshin avionë me raketa, trajnimin e personelin, kullën e kontrollit dhe infrastrukturën shoqëruese dhe se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë në fazën e detajimit të gjitha mundësitë për zbatimin e këtij projekti dhe çdo gjë është në rrugë të mbarë.
30 janë personat që do të trajnohen nga kompania, por në praktikën e NATO-s, do trajnojmë trajnuesit dhe këta do trajnojnë persona të tjerë.
Ky numër do vijë duke u shtuar, kjo është paketa shoqëruese e blerjes, hapi i parë. Për avantazhin që do sjellin, Forcat e Armatosura me këta dronë të armatosur, është padiskutim i dukshëm.
Është potencial që i vihet në dispozicion Forcave të Armatosura, mbështetjes së grup batalionit në terren.
Do kenë dhe funksione që i kapërcejnë ato ushtarake, për emergjencat civile, për survejim, mbulim, që do të kompletohen nga lëshimi i dy satelitëve që do të jenë një paketë e plotë për monitorimin e këtij territori, dronët nuk kanë mbërritur ende në vendin tonë.
Do të vendosen në bazën ajrore të Kuçovës, atu ku po bëhen përgatitje nga aleanca.
Nga fundi i kësaj pranvere, përfundojnë këto punime infrastrukturore, dhe pista dhe gjithë hapësira që do kenë nevojë, hangarët, pista dhe kulla.
Kur themi që do jenë dronë të armatosur me raketa, qëllimi i parë është ushtarak për të mbështetur trupat e Forcave të Armatosura dhe aleancës.
Do jenë mbështetje për agjencinë e Mbrojtjes Civile, për përmbytjet, zjarret, ndërtimet e paligjshme.
Këta avionë pa pilot janë përdorur në misione të mëparshme qoftë nga forcat e Ukrainës me efikasitet, ndaj mendoj se periudha e trajnimit nuk do jetë shumë e gjatë, se dy javë deri në një muaj do jetë e mjaftueshme, se personeli ynë ka trajnime të mjaftueshme.
Se sa e përgatitur është Shqipëria sa i përket çështjeve të sigurisë në rast të një ndërhyrje të mundshme në Kosovë, Kollçaku tha se Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë kanë detyrën të ruajnë sovranitetin e vendit, por se ne jemi një komb në dy shtete.
Fatmirësisht Kosova është shtet i pavarur, ka prezencën e KFOR. Kosova nuk është vetëm, është nën mbrojtjen e NATO-s, nën kujdesin dhe mbështetjen e Shqipërisë për çfarëdo lloj kërcënimi dhe rreziku.
Kemi bashkëpunim trajnime dhe studentët e FSK janë të pranishëm në akademinë tonë të mbrojtjes.
Nuk besoj se ka nevojë për marrëveshje ekstra, mund të ketë nevojë për bashkëpunim ushtarak më të thelluara.
Lidhur me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, për të cilin pretendohet se e kemi korruptuar, Kollçaku tha se nëse do korruptionim zyrtarë si ai në FBI dhe CI, do të nënshtronim të gjithë botën.
Këto janë fantazi, është një problem nën hetim në SHBA për një zyrtar, që nën fuqinë që të jep distinktivi.
Kam një këshillë që edhe gazetarët dhe ne politikanët, duhet të presim përfundimin me qetësi se mendoj se është një flluskë sapuni, orvatje nga opozita për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme.



