Koronavirusi në 24 orë: 396 raste të reja, katër viktima

Koronavirusi në 24 orë: 396 raste të reja, katër viktima

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 396 raste të reja me koronavirus nga 1725 testime ditore.

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
278 raste në Tiranë,
15 raste në Durrës,
nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje,
8 raste në Shkodër, Sarandë,
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër,
4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin,
2 raste në Delvinë,
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy