Shpërthen Besnik Mustafaj: Basha të ikë që sot, Berisha të mbështesë zgjedhjet e brendshme në PD

Shpërthen Besnik Mustafaj: Basha të ikë që sot, Berisha të mbështesë zgjedhjet e brendshme në PD

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, shprehet se pas kësaj humbjeje të thellë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen që sot dhe t’i lërë partinë në dorë sekretarit të përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Në një analizë ekskluzive për Gazetën Panorama ai shkruan se PD­-ja tani ka nevojë që Sali Berisha, ish-lideri i kësaj force politike, të luajë rolin e tij në organizimin e zgjedhjeve, por ndryshe nga katër vite më parë, preferencën e tij ta shprehë jo publikisht por me votë të fshehtë.

“Të dhënat, që tregojnë se opozita ka humbur rëndë janë të mjaftueshme. Veçanërisht dramatike kjo humbje paraqitet për Partinë Demokratike e cila, me gjasa, e ka thelluar fundosjen që pësoi katër vjet më pare. Në rastin më të mirë, mbetet aty ku ka qenë, në fund të posit. Do të dalin shumë veta sot e në ditët në vazhdim, që do të shpallin se kjo humbje ishte e e pritshme dhe se ata e kanë parashikuar dhe paralajmëruar me kohë. Në gjendjen e sotme, kjo lloj largpamesie nuk ka më asnjë rëndësi”, shkruan Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtwm shprehet se “demokracia dhe barazia e shanseve ishin fshirë për t’i lënë vendin një sajimi të muajve të fundit: “ Republika e re”. Ky ishte sajimi origjinal i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij”.

“Duke mbështetur një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë e cila, në njëfarë mënyre, është e gjithë jeta e tij si politikan, Berisha do t’i bëjë kësaj partie shërbimin, për të cilin ajo ka nevojë. Kësaj here, ndryshe nga katër vitet më parë, parapëlqimin e tij Berisha duhet ta shprehë vetëm me votën e vet të fshehtë. Berisha është i vetmi personalitet demokrat, që me figurën e tij ndikuese, mund ta prishë garën duke e zhballancuar atë. Unë kam besim se kësaj here do të shfaqet Berisha i dikurshëm, siç e kam njohur e çmuar kur punoja për të, duke vënë interesat e Partisë Demokratike përmbi preferencat e tij personale. Unë jam i bindur se Berisha e bën më mirë se cilido nga ne diagnostikimin e lëngatës së Partisë Demokratike. Fëmijët tanë janë tashmë në moshën që kishim ne kur themeluam Partinë Demokratike dhe i hapëm Shqipërisë horizontin e ri. Ne kemi detyrë t’u lëmë këtyre fëmijëve një parti të shëndetshme. Apo jo, Sali ?”, shprehet ai në shkrimin e botuar sot në “Panorama”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy