Snajperiste në Ukrainë, modelja braziliane vritet nga raketat ruse

Snajperiste në Ukrainë, modelja braziliane vritet nga raketat ruse

Thalita do Valle kishte përvojë luftarake pasi kishte luftuar kundër ISIS në Irak. Ajo kishte hequr dorë nga jeta e rehatshme dhe kishte shkuar të luftonte agresorët rusë në Ukrainë.

Thalita do Valle, një modele nga Brazili, ishte zhvendosur në Kharkiv dhe po luftonte si snajperiste. Më 30 qershor, ajo u vra nga një raketë ruse, ashtu si ushtari tjetër brazilian Douglas Burigo, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, tha në media se motra e tij ishte një heroinë duke e lavdëruar 39-vjeçaren që rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar ato të të tjerëve në tre javë që kishte luftuar.

Thalita kishte qenë më parë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku i kishte mbijetuar një tjetër sulmi me bombë. Gjatë asaj kohe, komunikimi me familjen e saj ishte shumë i kufizuar pasi ajo u thoshte se telefonat e tyre celularë po monitoroheshin nga dronët rusë dhe se mund të telefononte vetëm për t’i njoftuar se ishte mirë dhe e sigurt.

Hera e fundit që Thalita kishte folur me familjen e saj ishte javën e kaluar, kur sapo kishte mbërritur në Kharkiv.

Përveç karrierës së saj ushtarake, Thalita kishte studiuar drejtësi dhe kishte marë pjesë në shpëtimin e kafshëve si pjesë e një organizate joqeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy