Policia e Tiranës ka proceduar 23 persona që bllokuan rrugën gjatë protestës së djeshme për rritjen e çmimeve para kryeministrisë.
Në një lidhje live nga drejtoria e Policisë për MCN Live gazetarja Dfaina Kola deklaroi se pavarësisht se thirrja ishte për një protestë të qetë nga ana e policisë, duket se qytetarët të irrituar bllokuan disa akse rrugore e cila çoj në procedimin e tyre.
Ajo theksoi se protestat do të vazhdojnë edhe sot, e cila është paralajmëruar për në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorit e Kombit.
Në fakt nga dita e parë e protestës policia shoqëroi 16 persona, ndërsa sot ka 23 të arrestuar ndërsa po hetohen 23 të tjerë. Këto arrestime dhe ndalime kanë ardhur edhe pas irritimit të turmës dhe sjelljen së tyre, ndërsa mes tyre ka pasur edhe vajza protestuese.
Qytetarët kanë paralajmëruar edhe nesër një protestë masive në orën 11:00 përballë kryeministrisë dhe kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje masive për sensibilizim e kryeministrit kjo për çmimet e karburantit dhe shportës.



