Prokurimet, Nunaj: Problem baza ligjore dhe mënyra si hartohen kontratat

Prokurimet, Nunaj: Problem baza ligjore dhe mënyra si hartohen kontratat

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, sheh dy mangësi në sistemin e prokurimit publik. Sipas saj, baza ligjore dhe mënyra si hartohen kontratat janë starti nga ku nisin marrëveshje, të cilat në shumë raste dëmtojnë buxhetin e shtetit. Nunaj solli rastin e inceneratorëve.

Kur flasim për prokurimin publik kuptojmë edhe efektet e drejtpërdrejta në buxhet. Në rastin e inceneratorëve kanë qenë kontrata problematike që e kanë dëmtuar paranë publike. Ato vijojnë të paguhen edhe pse çështja është në gjykatë.

Kjo ndodh për bazën ligjore dhe mënyrën si hartohet marrëveshja: defaktorizohet shteti dhe favorizohet kompania. Kjo e fundit mund të shkojë në arbitrazh. Kjo tregon se si marrëveshja por edhe baza ligjore janë hartuar jo në mbrojtje të palës publike por në favorizim të kompanisë private.

Të kërkosh mbështetje te IA e shoh më shumë si justifikim se zgjidhje reale. A i ka shteruar burimet njeriu, që ne t’i drejtohemi një inteligjence të krijuar posaçërisht nga njeriu. Të përdorësh elementë të tillë, gjykoj që nuk është vendi. Ne nuk kemi bërë asgjë për ta identifikuar dhe për ta zgjidhur problemin. Ne vijojmë të japim koncesione akoma, kontrata PPP pa nxjerrë ende problemet që kanë kontratat aktuale.

Nunaj theksoi domosdoshmërinë e përmirësimit të bazës ligjore dhe garantimit të zbatimit të saj.

Është nevojë jetike që institucionet të azhornohen me ndryshimet e reja. Problemi lidhet me nivelet e larta të korrupsionit. Ky institucion menaxhon paranë publike dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Ka nevojë për të përmirësuar bazën ligjore, por edhe zbatimin e saj. Nevojë tjetër lidhet me tërësinë e mënyrës si menaxhohen fondet. Korrupsioni lidhet direkt me burimet njerëzore. Ndaj kualifikimi i këtyre burimeve është i domosdoshëm. Ka projekte të pambyllura dhe kjo e ka bërë që këto fonde të mos sjellin rezultatet që priten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy