Plagosja e dy personave në Vorë, arrestohet oficeri i ushtrisë dhe një nga të dëmtuarit

Plagosja e dy personave në Vorë, arrestohet oficeri i ushtrisë dhe një nga të dëmtuarit

Arrestohen dy persona si autorë të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë në Vorë, ku mes të dyshuarve është dhe një oficer ushtrie, i cili qëlloi me armën e shërbimit në mbrojtje të vëllait.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

Ermal Muzhaqi, 27 vjeç dhe Ergest Hoxha, 34 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi Ergest Hoxha i është afruar automjetit me drejtues shtetasin Ermal Muzhaqi dhe pasagjerë shtetasit Kidi Muzhaqi dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin Kidi Muzhaqi.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi Ermal Muzhaqi (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin Ergest Hoxha.    

Shtetasit Kidi Muzhaqi dhe Ergest Hoxha ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy