Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim ekonomik, apo politik, nga marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët. Sipas Kalemajt pyetja 1 milion euroshe është çfarë përfiton Rama nga kjo marrëveshje. pyetja “Nëse ushqen delirin se mund të marrë ndonjë çmim Nobel pë Paqen, kjo i kalon kufijtë e logjikës së shëndoshë”, theksoi politologu.
Lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, Kalemaj tha:
“Kjo që nuk u lajmëruan as deputetët, as kryetari i bashkisë Lezhë, ndoshta vetëm z.Agaçi mund të ketë pasur dijeni në lidhje me këtë gjë dhe askush tjetër. Është mungesë konsultimi publik në radhë të parë. Ne jemi informuar nga “Corriera della Sera” nga “The Guardian”. Opozita e majtë italiane e quajti këtë një “Guantanamo shqiptare”. Mund të jetë në kundërshtim me të drejtën për azil, me të drejtën ndërkombëtare. Do vijnë vetëm burrat, dhe potenciali në vit shkonte deri në 36 mijë. Ndërkohë që në Shqipëri po ikin 40-70 mijë, kjo është fiks ajo teoria e zëvendësimit të popullatës vendase”.
Shumica flasin pa ditur detaje të marrëveshjes. Ne dimë që Italia deri në 1 nëntor të këtij viti ka pritur plot 150 mijë refugjatë. Këta janë nga Afrika nënsahariane, vijnë pa para, sepse ato pak para i lënë në Libi, janë të rrahur, të keqtrajtuar dhe kërkojnë me çdo kusht të hyjnë në territorin europian, kryesisht përmes Lampeduzës në Itali, një pjesë përmes brigjeve spanjolle dhe greke.. Meloni është mes dy zjarreve, ku nuk pranojnë vendet e tjera të BE rishpërndarjen, ndërkohë që fluksi është në rritje, e favorizuar edhe nga klima e ngrohtë. Fluksi është 150 mijë deri në 1 nëntor të këtij viti dhe mund të shkojë deri në 170 mijë deri në fund të vitit. Nëse 36 mijë e këtyre, që janë ¼, vijnë në drejtim të Shqipërisë....Ne kemi edhe afganët që u tha që do shkojë në SHBA, që ishin ajka e shoqërisë afgane, pse duhet që Shqipëria dhe Ruanda të dalin si vende propozuese për të marrë refugjatë të cilët s'i merr asnjë vend tjetër europian, për më tepër që ne nuk jemi pjesë e Konventave Europiane, pasi s'jemi në BE, prandaj kishte reaguar i nervozuar edhe Komisioni Europian në lidhje me këtë gjë. Shprehja popullore që 'ne dalim më katolikë se papa', vetofrohemi, ndërkohë që s’ka përfitime ekonomike dhe politike për Shqipërinë. S’ka asnjë garanci që s’do dalin, sepse e vetmja përgjegjësi që ka pala shqiptare është mbikëqyrja. Nëse këta dalin, do stimulojnë trafikun sepse do kërkojnë rrugë tokësore dhe destinacioni është Gjermania. Na kërcënojnë marrëveshjen e FRONTEX.
Rama para një viti dhe dy vjetësh ka bërë mohim. Ka thënë që ne s’kemi për t’u kthyer kurrë në vendgrumbullimi për refugjatët. Po ky z.Rama, që është 2 metra, nuk gënjen kurrë, se kështu ka thënë, që bën një akt flagrant. Jemi në kushtet që po pranojmë kolonë nga vendet e treta, pa u hyrë steriotipeve dhe diksriminimin racor. Nuk ka asnjë përfitim nga Shqipëria. Italia s’e ka bllokuar kurrë integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk ka asnjë mekanizëm për ta nxitur këtë. Pse e bën Rama këtë? Kjo është pyetja 1 milion euro. Z. Rama vet përfiton, nuk është se fiton PS. Nëse ushqen delirin se mund të marrë ndonjë çmim Nobel pë Paqen, ngaqë priti afganët dhe tani po pret eritreanët, kjo pastaj i kalon kufijtë e logjikës së shëndoshë, ka nevojë për trajtime të tjera më të specializuara, por ne i qëndrojmë analizës korrekte të fakteve.
Duke folur mbi lëvizjet e fundit të opozitës, Kalemaj tha:
Ka dy mënyra për ta interpretuar. Mënyra e parë është që janë prerë të gjitha mënyrave të rezistencës parlamentare, të tilla si komisionet hetimore, janë ndalur interpelancat dhe mocionet me debat, kështu që jemi në kushte anormaliteti. Nuk është funksionalitet normal i Parlamentit të bëhen mbledhjet në Zoom. Është një mënyrë ose për të zhvendosur debatin, ku Rama pa u konsultuar me deputetët e tij, me askënd, as me opinionin publik, Presidentin dhe median për ta informuar...”.
Sa i përket raportimeve për tërheqje nga deputeti Agron Shehaj, politologu u shpreh:
Z.Shehaj krijoi një profil interesant dhe arriti një nga rezultatet më të mira kur kandidoi në njësinë nr.5. Mandej kandidoi përballë Bashës, një kandidim real besoj, ndër më të mirat që ka pasur PD, pavarësisht se aty Basha dhe Berisha ishin bashkë. Z.Shehaj doli i dyti si i rendituar. Por më pas ai befas e ndërpreu aktivitetin e tij politik, u pozicionua me Grupin e Rithemelimit, duke qenë i paqartë nëse do krijojë një parti të re politike, nëse do ta sponsorizojë, apo nëse do tërhiqet në biznesin e tij privat. Ose Shehaj ka arritur një ‘modus vivendi’ me Ramën, për mos sulm ndaj njëri-tjetrin, ose do krijojë një parti të re politike. Por janë disa parti ose formacione që janë duke hyrë në lojë në këto momente”.



